Grida Duma: Kredibiliteti i politikes shqiptare ka rene, kush ka kellqe te mbaje pergjegjesi

Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma deklaroi se kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë, ndërsa theksoi se askush nuk mban përgjegjësit e veta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” demokratja teksa u ndal tek libri i saj ‘Koha për politikë’ tha se ka ardhur koha që të veprohet me politikën e ideve.

“‘Koha për politikë’ e kam quajtur pasi politikën duhet ta kthejmë në ‘politikën e ideve’. Nuk heq asnjë presje se duhet të flasim se si të bëhen gjërat në këtë vend, duke folur për sektorët e zhvillimit. Nga tradita politike, nëse hyjmë në politikën shqiptare e dimë se ca ambienti është. Angazhimin politik e shoh si mision. Kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë. E kam të qartë sesa pak ndihet politika. Partitë e së nesërmes duhet të dinë se si të mbajnë të rinjtë. Marrëdhënia me te rinjtë është e domosdoshme. PD në pak kohë duhet të marrë pushtet dhe për mua do e marrë pushtetin. Përse hymë në politikë? Dhe ditën e promovimit të librit kam thënë një gjë; këtu është refleksion. Nëse e keqja ka pacipësinë se mos përsëritet, pse mos të përsëritet e mira. Shqiptarët që të jetojnë nevojat bazike, është mëkat i politikës dhe i elitave që janë në këtë vend. Arsyeja që unë e gjej veten në politikë, është se ajo është arti i bërjes së gjërave. Kush ka këllqe që të mbajë përgjegjësi, duhet të jetë në politikë. Padyshim që PD ka. (ka këllqe) Lidershpi e çon përpara partinë”, tha Duma.

ME TE LEXUARAT