Gara per kreun e BKH-se, zbulohen disa prej emrave qe synojne te drejtojne FBI-ne shqiptare

Politikë
Gara per kreun e BKH-se, zbulohen disa prej emrave qe synojne te drejtojne

Burime të sigurta brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtëquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë. Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni. Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA.

Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahsa eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020.

ME TE LEXUARAT