Identifikohet trupi i Kobe Bryant, nje pajisje mund ti shpetonte jeten

Showbiz
Identifikohet trupi i Kobe Bryant, nje pajisje mund ti shpetonte jeten

Të martën në mbrëmje janë identifikuar trupat e 4 nga 9 personat që humbën jetën si pasojë e aksidentit fatal me helikopter. Mes tyre, falë analizave dixhitale, është identifikuar trupi i ish basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna Marria. Hetimet e fundit, të bëra publike gjatë një konferencë, kanë nxjerr në pah se helikopteri më të cilin fluturonte Bryant nuk kishte pajisjet e duhura për të njoftuar piloton se përpara kishte një pengesë, një kodër në këtë rast. Sipas ligjeve në SHBA, këto pajisje nuk janë të detyruara të jenë të përfshira në trupin e helikopterit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komunikimi i fundit me kullën është bërë në lartësinë 700 metra përpara se të përplasej me kodrën. Të martën për herë të parë pas aksidentit ekipi i Los Angeles Lakers i është rikthyer stërvitjes në vigjilje të sfidës kundër Portland. Sipas ESPN, skuadra dhe stafi teknik kanë ndarë ndërmjet tyre emocione dhe kujtime. Kobe u nderua edhe në “San Siro” nga klubi i Milan përpara ndeshjes së Kupës kundër Fiorentines.

ME TE LEXUARAT