Pakti i kufirit detar me Greqine, Rama shkarkon grupin negociator, firmohet komisioni i ri

Politikë

Edi Rama ka vendosur te shkrije te gjithe grupin negociator ngritur nga Ditmir Bushati dhe qe merrej me marreveshjen e detit mes Shqiperise dhe Greqise.

Pas takimit që zhvilloi dy ditë më parë me homologun grek në Athinë, Kyriakos Mitsotakis, Rama ka ndryshuar grupin negociator për ‘Marrëveshjen e Detit’, të ngritur që në kohën kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri, Ditmir Bushati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një ‘Vendimi të Këshillit të Ministrave’ (VKM), qeveria ka reduktuar grupin negociator nga 13 në 7 anëtarë.

Komisioni tashmë përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe në cilësinë e kryetarit do të vendoset njëri prej zëvendësministrave për Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ose Sokol Dedja. Po kështu, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe do të raportojë periodikisht tek kryeministri Rama për veprimtarinë e Komisionit.

VKM-ja e qeverisë së Edi Ramës:

‘Vendim për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës ‘b’, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, ‘Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore’, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;

 

? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;

Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;

 

? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.

 

  1. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:
  2. a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;

b) Planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse;

 

  1. c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;

 

ç) Raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.

 

  1. Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.

  1. Titullarët e institucioneve përgjegjëse të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.
  2. Vendimi nr.177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, ‘Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare’, i ndryshuar, shfuqizohet.
  3. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucionet e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

Lidhur me ‘Marrëveshjen e Detit’, të përmendur së fundmi nga Mitsotakis si një kusht për vijimin e përkrahjes së Greqisë në integrimin e Shqipërisë në BE, në një intervistë të dhënë për ‘Euronews Greece’ Rama tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për arritje e një konsensusi me ekzekutivin e ri.

Tanimë numërohen 9 vjet nga bllokimi i marrëveshjes së qeverisë Berisha me Greqinë, pasi me vendim unanim të Gjykatës Kushtetuese, më 26 janar 2010, u shpall në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT