Lajmi i fundit

Harajdinaj s’ndalet: Rama pjese e grupit per copetimin e Kosoves

Pavarësisht kërcënimit me një proces gjyqësor nga ana e Edi Ramës, kryeministër në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk ka ndërmend të ndalojë së demaskuari se ai së bashku me Hashim Thaçin kanë qenë pjesë e një grupi i cili planifikonte ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Serbinë.

Duke folur paraditen e sotme përpara  shtatores së heroit Zahir Pajaziti me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj, nuk është vetë-censuruar duke lëshuar sërish akuza për të gjithë ata që synonin copëtimin e Kosovës, për të cilën u derdh gjak.

Për herë të parë në ligjërimin e tij për këtë temë Haradinaj, përveç Hashim Thaçit dhe Edi Rama ka përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në OKB Vlora Çitakun.

‘Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë.

Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Vlora Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiç’, tha Haradinaj përpara shtatores së heroit të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, Zahir Bajaziti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close