Bota

I shkruante çdo dite babait te ndjere, pas 4 vitesh vajza merr pergjigjen qe…

Duket e pazakontë, por është mëse e vërtetë. Për katër vjet rresht një 23-vjecare shkroi mesazhe në numrin e telefonit të babait të saj të vdekur.

Por papritur një ditë i vjen një mesazh nga një i huaj, i cili kishte humbur vajzën e tij nga një aksident me makinë.

“Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”.

Këtë histori Chastity Patterson nga Newport, SHBA e ka treguar në Facebook, e cila u bë menjëherë virale dhe preku shumë njerëz.

“Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët.

Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë.”

Mesazhi i erdhi në ditën e përvjetorit të katërt të babait të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close