Lajmi i fundit

KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut/ Rama: Institucionet jane institucione

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të mbledhjes me rajonin e Veriut
‘Institucionet janë institucione”, tha kreu i qeverisë pa dashur të japë më shumë komente. KQZ ka shkarkuar me pesë vota pro Agim Kajmakun. Vendimi u paralajmërua më parë nga nënkryetari i KQZ.

Nënkryetari Denar Biba duket se paralajmëroi gjatë fjalës së tij se kryebashkiaku i Vorës.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në kuadër të përmbushjes së Reformës Zgjedhore do bëhen ndryshime për të rritur kontrollin mbi të dhënat e kandidatëve. Kryeministri tha se kush gënjen në formularin e dekriminalizimit do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandididati.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close