Lajmi i fundit

Konflikti midis bandave ne Durres, tre te plagosur, mes tyre edhe prokurori Arjan Ndoj

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit, ku ka ndodhur një shkëmbin zjarri mes dy mjeteve. Për pasojë u plagosën 3 persona.
Mes personave te plagosur eshte edhe prokurori i Durresit Arjan Ndoj. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes dy grupeve rivale, të cilët kanë qenë në dy makina, ndërsa kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu mësohet se një prej mjeteve tip benz me targë AA333ZD është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri po lokalizohet nga policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e dalëse të Durrësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close