Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkarkimi i Kajmakut/ Rudina Hajdari: Tregon sa i kalbur eshte sistemi zgjedhor

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar me një status pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku, i cili shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur dënimin në Greqi. Në një postim në “Facebook”, Hajdari shkruan se ky është një rast, i dyti brenda pak muajve nga PS, që na tregon se sa i kalbur është sistemi zgjedhor. Ajo kërkon masa të rrepta si për individët ashtu dhe për partitë, ndërsa e sheh ndryshimin e sistemit zgjedhor si zgjidhjen e vetme.

“Rasti i dytë brenda pak muajve nga Partia Socialiste që na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive si kandidatë për zgjedhje dhe cenojnë proceset integruese dhe demokracinë në vend. Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha.

E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit”, shkruan Hajdari

Leave A Reply

Your email address will not be published.