Lajmi i fundit

Shkarkimi i kryebashkiakut te Vores/ Basha: Kajmaku, fytyra e Rames!

Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kyebashkiakut të Vorës Agim Kajmkaku. Basha tha se Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin.

Basha tha se Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Sipas kreut të PD, kush kishte dyshime se rastet e tjera në zgjedhjet e kaluara ishin një rastësi tani ka të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Ai tha se zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve.

“Poshtërim për PS në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit por është edhe një poshtërim edhe për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg e jo në qeverisje. Për këdo që ka pasur dyshime dhe ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve.
T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare, me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre, ju faleminderit”, deklaroi kreu i PD.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close