Bota

Aksident i rende ne Itali, mes viktimave dhe nje foshnje

ITALI

Një aksidenti i rëndë i ka marr jetën një familje të gjithë në Itali. Babai 32 vjec, nëna 29 vjece dhe vajza e tyre vetëm 5 muajsh kanë vdekur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën A13 në Bologna-Padova, ku u përfshinë tre automjete, një makinë, një rulot dhe një autobus.

Tre viktimat udhëtonin në rulot, të cilët sipas Tg 24 po ktheheshin në shtëpi. Mjeti i tyre në fillim u përplas nga një makinë e vogël. Pas përplasjes, ruloti përfundoi në mes të rrugës dhe u godit nga një autobus me nxënës shkolle që ktheheshin nga një ekskursion.

Nga aksidenti i rëndë me tre viktima mbetën të plagosur edhe 4 persona që u transportuan menjëherë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat dy drejtuesit e mjeteve të tjera, 19-vjecarin që drejtonte makinën e vogël, i cili në muajin maj të këtij viti kishte marr patentën dhe drejtuesin e autobusit një 53-vjeçar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close