Votoi ne 30 Qershor, kreu i PD-se rreh brutalisht banorin e Fanit

Politikë

Një person është rrahur në mënyrë brutale mbrëmjen e kaluar në Fan të Mirditës, ndërsa burime bëjnë me dije se autor i saj është Kryetari i Partisë Demokratike dega Fan Eduard Gjeta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjeta së bashku me vëllanë e tij kanë rrahur keq Gëzim Shkurtin, po banues në Fan.

Sipas burimeve mësohet shkak i konfliktit është bërë fakti që Gëzim Shkurti mori pjesë në votimet e 30 qershorit.

I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në kokë ndërsa po mer mjekim në spitalin e Rrëshenit. Sipas bluzave te bardha të këtij spitali Gëzim Shkurti, ndodhet i shtruar, në repartin e Kirurgjisë, fatmirësisht jashtë rrezijkut për jetën.

Shkurti mësohet se ka bërë kallzim në Policinë e Mirditës për ngjarjen, ndërsa deri në keto momente kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT