I dehur mbi biçiklete, burri shkon e perplaset me makinen

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur ‘Axhensia’.

Një 60-vjeçar, në gjendje të dehur është përplasur me një makinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po që udhëtonte me biçikletë dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet, tip ‘Benz’, që po qarkullonte përpara tij në të njëjtën rrugë.

Përplasja me automjetin ka qenë e fortë, pasi 60-vjeçari me inicialet E. H., fillimisht ka goditur me biçikletë pjesën e pasme të makinës, më pas ka përfunduar mbi makinë e duke rënë në rrugë.

Menjëherë pas aksidentit, i plagosuri E. H., është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

60-vjeçari ka pësuar disa fraktura dhe shembje në trup, por është jashtë rrezikut për jetën. Ekspertë të qarkullimit rrugor, pas mbërritjes në vendngjarje, kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident është bërë drejtuesi i biçikletës, i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur, me ‘Benz-in’ me targa AA 888.

Burimet policore kanë konfirmuar faktin se 60-vjeçari ka qenë i dehur mbi biçikletë.

ME TE LEXUARAT