Kengetarja shqiptare i nxjerr bojen Erik Lloshit

Showbiz

Së fundi këngëtarja e re për publikun, Xheisara ishte e ftuar në emisionin “Lart e poshtë”.

Në një intervistë nga shtrati me gazetarin Andi Vrapi, këngëtarja ka zbuluar disa detaje pikante nga jeta e saj private dhe ajo personale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nga pyetjet e drejtuara nga gazetari lidhej me marrëdhënien me kolegët dhe nëse dikush prej tyre e ka ngacmuar.

Xheisara ka pranuar hapur se është ngacmuar nga kolegët dhe një prej tyre është Erik Lloshi.

“Po më kanë ngacmuar. Eriku përshembull përpara se të më njihte më ka ngacmuar. Sigurisht kjo ka ndodhur para se ai të martohej dhe tani jemi miq të mirë”, është shprehur këngëtarja.

Tashmë Eriku dhe Xheisara duket se e kanë lënë pas këtë situatë dhe marrëdhënia e tyre është vetëm shoqërore.

Xheisara ishte edhe e ftuar në dasmën e Erikut së bashku me disa kolegë të tjerë

ME TE LEXUARAT