Moti per sot/ Ja çfare pritet te ndodhe gjate dites

Aktualitet

Ditën e diel, në vend parashikohet mot me vranësira deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell në qendër të territorit.

Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe lokale, bën të ditur Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje- Jug dhe shpejtësi 5-12m/sek.

Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 18ºC

zonat e ulëta 10ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC

ME TE LEXUARAT