VIP

Rezarta Shkurta tregon per here te pare si perballoi 4 vitet larg bashkeshortit

Rreth një vit më parë bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, doli nga burgu.

Pas 4 vitesh larg familjes Ermali u kthye dhe tashmë ata janë më të lumtur se kurrë.

Gjatë periudhës të qëndrimit të tij në burg, Rezarta është përpjekur që gjithmonë të shprehë publikisht dashurinë për të, megjithatë asnjëherë nuk kishte folur për vështirësitë e katër viteve.

Për herë të parë ajo ka treguar në emisionin “Thumbon” për këtë eksperiencë, e cila duket se nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Ka pasur vështirësitë e veta. Nuk ka qenë e lehtë 4 vite mungesë dhe e kuptuam se ishin shumë kur ishim përballë njëri-tjetrit. Mendoj se fatmirësisht dhe fatkeqësisht jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë dhe më vjen pak inat sepse mund ta quaj veten grua të varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dallgë më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, është shprehur Rezarta.

Kujtojmë se pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi sërish për martesë Rezartës dhe kjo e fundit ka treguar se mund të ketë një dasmë në horizont.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close