Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoqerohet nje person nga Fushe Kruja

Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia.

Burime policore thanë për “Boldneës” se personi i shoqëruar dyshohet të jetë njëri nga atentatorët.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije për arsye të sekretit hetimor. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku është shoqëruar autori i dyshuar, dhe pritet marrja e tij në pyetje.

Nga atentati i ndodhur pasditen e së premtes së 1 Nëntorit u plagos prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Të tre ishin duke lëvizur me makinën e prokurorit, kur ndaj tyre është derdhur breshëri plumbash ‘te Mbikalimi i Shkozetit’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.