Lajmi i fundit

Pak minuta shi paralizuan trafikun ne Tirane, qytetaret “lum ankesash” ne rrjetet sociale

Tirana është paralizuar pothuajse e gjitha ne oret e mengjesit dhe gjate paradites se sotme.

Rrugët kryesore të kryeqytetit mbeten të bllokuara nga trafiku, ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u është dashur të presin më shumë se një orë në radhë për të përshkruar distanca të vogla drejt shkollave, cerdheve dhe vendeve te punes.

Akset më problematike ishin ato nw zonwn e ‘Harry Fultz’ deri te 21 Dhjetori, nga ‘Zogu i Zi’ deri te Dogana, ish-Blloku, Rruga e Dibrës, Piramida, nga Xhamlliku deri te kryqëzimi i Unazës. Edhe në akse të tjera kryesore trafiku paraqitet po kaq problematik.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë me dhjetëra foto nga qytetarët, që tregojnë trafikun e rënduar.

Ngushtimet e shume akseve duke shtuar korsi te panevojshme per bicikletat, dhe punimet në rrugë te hapura prej muajsh e te paperfunduara, ne kushtet e reshjeve te janë disa nga faktorët që ndikojnë në paralizimin e qarkullimit në kryeqytet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close