Kush ishte nena e Alvin Berishes qe shkoi ne Siri

Aktualitet

Valbona Berisha e lindur në Durrës më 1982 është nëna e djaloshit Alvin Berisha, fati i të cilit ende nuk dihet pasi ka mbetur i bllokuar në Siri.

Më 5 dhjetor të 2016, autoritetet italiane të Gjykatës së Milanos, kanë firmosur urdhrin e arrestimit të saj me akuzën e pjesëmarrjes në organizmin e terrorizmit ndërkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej vitit 2000, Valbona Berisha jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini) në komunën Barzaglio në provincën e Lecco-s, Itali.

Afrim Bersiha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake.

Ajo u lidh me disa imamë në Prishtinë e Shkup dhe xhihadistët në Siri përmes internetit.

 

Më 17 dhjetor 2014 së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç, Valbona është larguar nga Italia ku ishte emigrante së bashku me djalin, drejt Sirisë.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Sipas rrëfimit të biznesmenit kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë Valbona Berisha humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë. Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, sot 11-vjeçar.

Sot, Alvin Berisha mund të largohet nga kampi vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare.

/OraNews

ME TE LEXUARAT