Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tensionohet protesta kundër HEC-eve në Fan, policia arreston tre banorë

Është tensionuar ditën e sotme protesta e banorëve të zones që kundërshtojnë Hec-et mbi lumin Fan. Ata kanë kundërshtuar shkarkimin e disa tubave nga makineritë e mëdha të firmës.
Ndërkohë policia ka shoqëruar banorët Florin Gjoka, Anton Kola dhe Gjovalin Lleshi që kundershtojnë ndërtimin e tyre.

Sipas vëllait të Anton Kolës, Albertit, banorët i dolën para kamionëve që sollën tubat dhe nuk i lejuan të shkarkonin. Kënë ardhur policia dhe pas 20 minutash kanë ardhur policë të tjerë që i kanë marrë te tre personat.

Sipas protetuesit Kola, lëvizja ka nisur qysh në Qershor dhe nuk do të ndalet asnjë minutë protesta pasi ky investim sjell dëme shumë të mëdha pasi sjell prishjen e tokës.
Protesta do të vazhdojë ndërkohe që policia është në bashkëpunim me firmën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.