Fier/ Gjendet nje trup i pajete prane nje pike karburanti, ja dyshimet e policise

Aktualitet

Një person i pajetë është gjetur pranë një karburanti në Levan të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një person të moshuar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se dyshimet e para janë për vdekje natyrale ndërsa trupi i pajete po transportohet për në morgun e qytetit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se te moshuarit.

Paralelisht po punohet për të gjetur identitetin e viktimës.

ME TE LEXUARAT