Bota

Alarmi në Holandë/ Piloti shpjegon gafën dhe kërkon ndjesë: Shtypa padashje kodin e pengmarrjes

Një alarm se një avion është marrë peng në Holandë ka alarmuar forca të shumta sigurie si dhe mbarë mediat ndërkombëtare.

Forca të shumta sigurie zbarkuan në një prej aeroporteve më të mëdhenj në Europë, në Schiphol të Amsterdamit. Por fatmirëisht e gjitha rezulton një gafë trashanike.

Alarmin për pengmarrjen e kishte dhënë piloti i një avioni të Air Europa, që do fluturonte drejt Madridit.

Në fakt piloti po i shpjegonte një ndihmësi se për çfarë shërbejnë butonat në kabinë. Pa dashje ai shtypi njërin prej tyre duke aktivuar kodin e pengmarrjes. Kompania e konfirmoi gafën e rëndë. “Na vjen keq,” thanë ata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close