Arsenal zhgenjen serish, barazon me Guimares

Sport

Arsenal nuk po kalon një periudhë të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme ekipi londinez ka barazuar 1-1 me Vittoria Guimares në transfertë, e vlefshme  për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Europa League.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me vendasit që kishin disa raste të pastra por u treguan të pasaktë përpara portës.

Në të dytën Arsenal kaloi në avatazh në minutën e 81-të, me anë të Shkodran Mustafit, i cili rezlizojë me kokë pas një krosimi nga e majta.

Kur u duk se “topçinjtë” po shkonin drejt fitores, vendasit arritën të barazonin me anë të Duartes në kohën shtesë.

Megjithatë Arsenal udhëheq Grupin F me 10 pikë, ndërsa Guimares ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë.

ME TE LEXUARAT