Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Basha nga Shkodra: Bandat e Ramës goditën Ndojin pasi preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se qeveria e Edi Ramës ka lidhje me krimin, pasi Rama nuk bën dot pa kriminelët.
Në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, Basha tha se bandat në qeveri e goditën atë me kallash, sapo Ndoji preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.