Lajmi i fundit

Kerkoni pune jashte vendit? Franca behet si Kanadaja, si do jete sistemi i ri

Franca ka vendosur të ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për të luftuar problemin e emigracionit.

Një ditë më parë u raportua për disa propozime të qeverisë franceze, që kanë për synim të rregullojnë emigrimin.

Fillimisht u tha se një mënyrë për të penguar emigrantët nga Shqipëria dhe Gjeorgjia për të kërkuar azil, do të jetë ndalimi i ‘turizmit mjekësor’.

Shumë të huaj kërkojnë azil në Francë për shkak se në momentin që bëjnë kërkesën për azil, u garantohet shërbimi shëndetësor universal falas. Me ndryshimet e reja, do të duhet të kalojnë tre muaj përpara se një azilkërkues të përfitojë shërbim shëndetësor.

Qeveria franceze megjithatë do vendosë edhe sistemin e kuotave për emigrantët. Kryeministri Edouard Philippe tha se ligji do bazohet tek sistemi i pikëve si në Kanada. Nuk do ketë kuota për vendet nga vijnë emigrantët, por për kualifikimin.

Specialistët në fusha të caktuara do marrin fillimisht viza pune, që do jenë të kufizuara në kohë.

Në Francë mungojnë teknikët e mesëm, mekanikët e makinave, marangozët dhe çatipunuesit. Po ashtu ka mungesa edhe për pastruese dhe veterinerë. Në një rast, presidenti Emmanuel Macron tha se në vend mungojnë edhe pjatalarësit, diçka që nuk imagjinohej para 40 vitesh.

Në total Franca thotë se mund të pranojë deri në 33 mijë emigrantë në vit. Lista e profesioneve ku ka mungesa do azhronohet çdo vit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close