Te pish uje me limon eshte super, por vetem nese perdorim...

Soft
Te pish uje me limon eshte super, por vetem nese perdorim...

Të gjithë do të donim të zbulonim një përbërës të thjeshtë, natyral, të lirë dhe jo të pështirë, i cili do të na bëjë të ndihemi energjikë dhe elegantë apo jo!

Sigurisht që uji me limon është një recetë që është diskutuar shumë shpesh kur është fjala për të përmbushur dëshirat tona si më sipër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por para se të arrijmë te arsyeja se pse mund të dëshironi të pini ujë me limon, le të përcaktojmë disa kushte.

Kur diskutojmë përfitimet e ujit me limon, i referohemi lëngut të gjysmë limonit ose më shumë në ujë, dhe jo një fete limoni në një gotë me ujë sa për zbukurim. Gjithashtu limonët organikë duhet të jenë zgjedhja juaj kryesore, por mos harroni një këshillë:

Uji me limon është i sigurt, por duhet të pini edhe shumë ujë më vete, sepse acidi në limon dhe agrumet e tjera, mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve me kalimin e kohës.

Se sa gota ju nevojiten, kjo varet nga një sërë gjërash si, hidratimi, ushtrimet fizike që bëni etj.

Ju mund ta pini ujin me limon gjatë ushqimit, por një opsion më i mirë është hidratimi në mëngjes pas zgjimit.

ME TE LEXUARAT