Bota

Shesin gjithçka per te jetuar ne nje autobus me vajzen dhe qenin

Një çift ka treguar se si ata shitën gjithçka kishin në pronësi për të jetuar pa borxhe në një autobus me vajzën e tyre të vogël dhe qenin.

Will Watson dhe gruaja Kristin rinovuan një autobus ish-ushtarak që ata e emëruan Juan pasi blenë në internet për 8,000 dollarë.

Will, 31 vjeç, shiti një kamion të vjetër për të paguar autobusin dhe ata gjithashtu paguan 24,000 dollarë që kishin borxh përpara se të fillonin udhëtimin.

Gjatë rinovimit të makinës, 29-vjeçarja, Kristin mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën Roam në shtator të vitit të kaluar.

Kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh, çifti u zhvendos në autobus dhe filluan jetën e tyre të re.

Will tregon se ai dhe bashkëshortja i kanë shijuar shumë udhëtimet pasi që kanë qëndruar gjatë në vende që kanë preferuar si edhe kanë vazhduar punën edhe duke qenë në distancë nga zyrat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close