DEA amerikane "u bën gjëmën" trafikantëve, kapen 1.3 ton kokainë në Greqi

Aktualitet
DEA amerikane "u bën gjëmën" trafikantëve, kapen

Një sasi e konsideeueshme prej 1.3 ton kokainë është sekuestruar nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Për rastin, policia tashmë ka bërë arrestimet e para. Droga raportohej se ishte fshehur nga emigrantët, mbase shqiptarë, në një kompleks apartamentesh me qira që ndodhej në rrugën krahinore Astakos-Mytikas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime policore thanë për zougla se sasia e kokainës së gjetur ishte rreth një ton dhe 300 kg.

Sipas informacioneve që jepen nga mediat greke deri tani janë arrestuar të paktën gjashtë persona ndërsa hetimet po vijojnë.

Besohet se kokaina ka mbërritur në Greqi në rrugë detare nëpërmjet anijeve.

Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë.

ME TE LEXUARAT