Arrestimi i Rrajës pas atentatit ndaj prokurorit, Kejvina Kthjella ishte vajza që u pyet në polici

Aktualitet

Ditën e sotme është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, e cila komunikonte dhe ishte e njohura e Redjan Rrajës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet e ditur se vajza e njohur është pikërisht Kejvina Kthella, ish velinë e emisionin “Xing me Ermalin” dhe që dy vitet e fundit është bërë mjaft e njohut.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Raportohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit.

ME TE LEXUARAT