“Kusheriri me jepte çokollata dhe me perdhunonte”, Anxhela tregon historine e jetes

Aktualitet
“Kusheriri me jepte çokollata dhe me perdhunonte”, Anxhela

Transgjinorja Anxhela ka rënë pre e abuzimit seksual që kur ishte e vogël. Ngjarjen e rrëfeu ajo vetë në një intervistë në emisionin “ThumbON”, nga ku tregoi se ajo është përdhunuar edhe nga kushëriri i saj. Ajo po ashtu rrëfeu se është braktisur nga prindërit në moshë të vogël.

“Babai ishte një përdorues alkooli, pinte ditë natë dhe në darkë ushtronte dhunë. Një fëmijë 7-vjeçar të shohë të ëmën të hajë dru gjithë kohës natyrisht ngel me trauma. Ajo hante drurin edhe për mua duke mos e lënë atë të më rrihte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur shikoja këto situata fillova të bëhesha keq, sëmuresha, rrija në vetmi. Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte se ksualisht e më pickonte. Po i tregove mamit do të të vras më thoshte. Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë.

Edhe babi e mori vesh por i dilte zot atij, nuk e besonte. Kushëriri tentonte prap, por unë fillova të sëmuresha. Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT