I riu hyn ne klase dhe qellon me arme, policia arreston 17-vjeçarin

Bota

Dy studentë u plagosën në zonën rurale të Carai, në shtetin brazilian të Minas Gerais, pas një sulmi të armatosur brenda shkollës shtetërore Orlando Tavares, që ndodhej në rrethin Ponto do Marambaia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimeve të mediave vendase një student që nuk kishte shkuar në klasë, rrëzoi murin e ndërtesës dhe filloi të qëllonte.

Policia ushtarake ka njoftuar se atentatori është një 17 vjeçar, i cili është arrestuar së bashku me një adoleshent tjetër, roli i të cilit në këtë ngjarje nuk është ende i qartë.

Sipas asaj që raporton faqja në internet e gazetës Estadao duke iu referuar nënkolonelit të policisë ushtarake, Fabio Marinho, sulmuesi kishte përdorur edhe një hanxhar gjatë sulmit.

Dy studentët e plagosur u transportuan me ambulancë në urgjencë.

ME TE LEXUARAT