Vdiq pa bërë 23 vjeç/ Andi Maloku, nuk ka qënë nënoficer në policinë e Fushë Krujës

Aktualitet

Andi Maloku nuk ishte shenjestra e atentatit të Shkozetit më 1 nëntor, mirëpo fati i keq e desh që ai të vdiste pas 6 ditësh qëndrimi në spital. Shoferi i prokurorit Ndoja u nda nga jeta si pasoje e një tromboze në mushkëri teksa ndodhej në gjëndje të rënde tek Spitali i Traumes si pasoje e plumbave te marre në mushkëri e shtyllën kurrizore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai drejtonte mjetin tip Mercedez Benz që u qëllua me bresheri në Shkozet me qëllim vrasjen e Prokurorit Ndoja e Landi Muharremit i njohur ndryshe si “Rrumi”. Hetuesit thanë se manovrat e shoferit Maloku ishin vendimtare që Ndoja dhe Muharremi të shpëtonin nga vdekje.

Por të njëjtën fat nuk e pati vetë Andi Maloku, padiskutim më i pafajshmi në këtë histori. Në fund të nëntorit ai mbushte 23 dhe kishte me pak se 2 muaj në këtë detyrë.

Familjarët e tij teksa kanë reaguar në rrjetet sociale kanë kërkuar më shumë respekt për të ndjerin duke mohuar të gjitha zërat e dalë në media se ai kishte qëne nënoficer në policinë e Fushë Krujës ku kishte pasur konflikte e po ashtu kanë mohuar që i afërmi i tyre të kishte miqesi me Ndojën dhe Muharremin.

Ato i kërkojne mediave të veçanta dhe opinionit publik që të mos abuzojnë me informacionet që publikojnë duke treguar respekt edhe për momentin shumë të vështirë të familjes.

Nëna e Malokut vuri kujën në spital ditën e parë kur ai mbërriti i plagosur tek Trauma duke thënë se djalini tyre po vritej për 300 mijë lekë rrogë. Vdekja e Andi Malokut e bën edhe më të rëndë atentatin e 1 nëntorit në Shkozet dhe akuzat e të arrestuarit të vetëm Redjan Rraja forcohen edhe më tepër.

ME TE LEXUARAT