LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë në spital shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku

Aktualitet

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit që u bë në Shkozet.

Pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, burime nga spitali, bëjnë me dije se Maloku ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Në ambientet e spitalit të Traumës ka ende punonjës të policisë që qendrojnë në derën e reanimacionit, ku qendron i intubuar Andi Maloku.

ME TE LEXUARAT