Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lleshaj përgëzon Policinë e Shtetit: Finalizuan me sukses dhe profesionalizëm operacionet e ditëve të fundit

Pas një sërë operacionesh të finalizuara të ditëve të fundit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përgëzuar dhe inkurajuar Policinë e Shtetit.
Përmes një statusi në “Facebook”, Lleshaj shprehet se Policia e Shtetit i ka të gjitha mundësitë për të bërë një hop tjetër të madh në punën e saj.
“Operacionet e ditëve të fundit, dëshmojnë se Policia e Shtetit i ka të gjitha mundësitë për të bërë një hop tjetër të madh në punën e saj.
Përgëzoj dhe inkurajoj strukturat e PSH për të vijuar në këtë frymë ekipi dhe profesionalizmi.
Në këtë përpjekje kanë gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e Qeverisë Shqiptare dhe të qytetarëve të vendit”, shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.