Prova të reja për atentatin ndaj prokurorit, vajza e njohur e Showbiz merret në pyetje (video)

Aktualitet

Prova të reja dyshohet të jenë zbuluar në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi).

Ndërkohë prokurorët kanë sekustruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja që ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të mirë.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e  Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Bëhet me dije se në pyetje është marrë edhe një personazh i njohur i shoëbiz-it, qe rezulton te kishte komunikime te shpeshta me 34 vjecarin Redjan Rraja.

Ndonëse burimet kane qënë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qënë në 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.

https://youtu.be/sIWMVclKxBY

ME TE LEXUARAT