Sa te rrezikuar jeni nga gjumi? Ja rezultatet

Soft

Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e gjumit.

Personat që kanë vështirësi për të fjetur kanë më shumë rrezik që të pësojnë goditje në tru apo atak kardiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është përfundimi i një studimi të madh me mbi 500 mijë persona, shkruan Daily Mail.

Ekspertët zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë gati 20 përqind më shumë mundësi që të goditen nga probleme shëndetësore fatale për jetën.

Deri më tani mendohet se nga pagjumësia vuajnë një në tre persona të rritur.

Gjumi është vital pasi na jep më shumë energji, por mungesa e tij i ndryshon funksionet trupore.

Gjumi po ashtu i jep sistemit imunitar dhe kardiovaskular më shumë mundësi për të pushuar dhe marrë veten.

Mungesa e tij rrit presionin e gjakut dhe ndryshon metabolizmin- të dyja njihen si faktorë kryesorë në sëmundjet kardiovaskulare.

Këshilla si të flini më mirë

-Relaksohuni përpara se të shkoni në krevat.

-Mos hani ushqime të rënda përpara se të flini.

-Dëgjoni muzikë të qetë.

-Zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë, madje edhe në fundjava dhe ditë pushimi.

ME TE LEXUARAT