“Celularët, në shtëpi”! Veliu ndalon komunikimin e policëve me gazetarët pas shqetësimit të Lleshajt

Aktualitet
“Celularët, në shtëpi”! Veliu ndalon komunikimin e

Në kuadër të paralajmërimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve që të mos komunikonin me gazetarët për ngjarjet e rënda, kreu i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër dy ditë më parë ku i ndalon policët që të shërbejnë me celular me vete.

Urdhri detyron eprorët që të kontrollojnë policët nëse dalin me celular apo me radio në shërbim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhri:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit./abcnews

ME TE LEXUARAT