Përdornin para false në pika karburanti dhe kioska, pranga dy të rinjve

Aktualitet
Përdornin para false në pika karburanti dhe kioska, pranga dy të

Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se falsifikonin kartëmonedha false. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Euro 2020’ pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet U. M., dhe N. P., të dy 19 vjeç.

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT