Tenton te vjedhe ne nje banese, telefonata e qytetareve prangos hajdutin

Aktualitet
Tenton te vjedhe ne nje banese, telefonata e qytetareve prangos hajdutin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka tentuar të vjedhë një banesë, ndërsa në tentativë për të ikur, ka lënduar edhe pronarin e banesës.

Forcat e policisë të kryeqytetit kanë vepruar për rastin, pas një telefonate të ardhur nga qytetarët në numrin 112. I arrestuari ka qenë edhe më herët i arrestuar për vjedhje në Itali, ndërsa po punohet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e të riut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë.

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën ’’Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç. Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

ME TE LEXUARAT