Shpenzoi 11 miliarde dollare ne 3 vite, ish-kryeministri perfundon ne prokurori

Bota

Shpenzimi i 11 miliardë dollarëve për 3 vite ka çuar në dyert e  prokurorisë ish-kryeministrin libanez, Fouoad Siniora.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siniora ishte kryeministër nga 2005 deri në 2008. Ish-kryeministri libanez është pyetur nga një prokuror i shtetit, për detaje më të hollësishme se si u shpenzuan 11 miliard dollarë fonde shtetërore, gjatë kohës që ishte në pushtet.

Për këtë ngjarje zyra e Siniora ka dhënë një deklaratë  në të cilën ka theksuar se shpenzimet ishin tërësisht të  ligjshme.

Edhe pse është akuzuar gjerësisht për korrupsion shtetëror, është hera e parë që një kryeministër në Liban të thirret në Prokurori për diçka të tillë.

Kundërshtarët e Siniora, thonë se 11 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë, ishin të llogaritura për të personalisht ndërsa ai ishte në pushtet.

Por në deklaratën e saj, zyra e Siniora tha se ai i kishte sqaruar prokurorin publik financiar, se ku ishin shpenzuar paratë dhe si ato u përdoren për plotësimin e nevojave të shtetit.

Vendi është përfshirë nga protesta të shumta, dhe për këtë fenomen ka pasur reagime të shumta nga protestuesit, “ne duam paratë, duam paratë e fëmijëve tanë dhe nuk do të ikim nga rrugët, “tha Majid, një protestues në Sidon. Dhjetra protestues u mblodhën jashtë shtëpisë së Siniora në Beirut dhe jashtë zyrës së tij në qytetin jugor të Sidonit, duke brohoritur dhe duke tundur flamuj libanezë, raportoi televizioni Reuters.

ME TE LEXUARAT