Lajmi i fundit
LAJMI FUNDIT/ Gjendet i vdekur një person në Tiranë në rrethana të dyshimta
Një person është gjendur i pajetë pasditen e sotme në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!