Jo vetem KÇK, ish-deputeti: Ka nje moto tjeter nga drejtuesit e institucioneve ‘KÇL’

Politikë
Jo vetem KÇK, ish-deputeti: Ka nje moto tjeter nga drejtuesit e

TIRANË

Jo pak kujt i ka ngelur në mendje motoja “KÇK” e thënë nga kryeministri Edi Rama në parlament dhe e shpjeguar disa herë. Një moto madje që solli edhe nisma e reagime të shumta nga maxhoranca. “KÇK” u përkthye si “Kap Ça të Kapësh” dhe i vishej si dukuri gjyqtarëve e prokurorëve nga kryeministri. Mirëpo paska dhe një tjetër moto. “KÇL” ose “Kap Ça Lë” Rama. Shpjegimin e ka bërë ish-deputeti i PD Ervin Salianji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prokurorët dhe gjyqtarët dhe cilido drejtues ka një moto tjetër KÇL, ‘Kap Ça Lë’ Rama. Janë në trysni, janë në presion. Emërimi në mënyrë të paligjshme i vartësit të Edi Ramës për të hetuar gjyqtarët e prokurorët. Do të kontrollohen nga një që ka qenë vartës i kryeministrit. Nëse ka dhe pushteti gjyqësor gjyqtarë e prokurorë që janë të padenjë për të qenë pjesë e sistemit, janë ata që ka vënë Edi Rama”, tha Salianji.

Duke iu kthyer sërish emërimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, post i cili iu besuar Artur Metanit pak ditë më parë, vëllai i deputetes së PS dhe ish-ministres Englantina Gjermeni, Salianji deklaroi se ky emërim është nul pasi është bërë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit.

“Emërimi i Metanit është nul, është bërë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit. Nuk mund të emërohet asnjë jurist që ka qenë drejtues politik në institucione. Do të duheshin edhe 2-3 vite të tjera për të qenë në kushte për t’u kualifikuar. Kjo tregon si përdoret KED dhe me dhunën e kartonëve emërohet një person që do jetë në shërbim të kryeministrit dhe do bëjë gjueti shtrigash. Kështu që kontrollin e gjyqësorit do e bëjë qeveria, ndërkohë që gjyqësori duhet të kontrollojë qeverinë”, u shpreh Salianji.

ME TE LEXUARAT