VIP

Me dedikimin e trishte, Keisi reagon per here te pare te tradhtitne e Stresit

Keisi dhe Stresi janë kthyer në dyshen më të komentuar në media për shkak të historisë së komplikuar të dashurisë.

Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndonëse vazhdojnë të jenë ende të martuar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stresi tregoi se ai vazhdon ta dojë ende Keisin dhe shpreson për një rikthim të mundshëm.

Megjithatë, pak ditë pas deklaratës së tij “Iconstyle.al” publikoi një video, teksa reperi puthte në faqe një vajzë në një club.

Kjo situtë duket se e ka prekur Keisin, e cila së fundmi ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Instastory.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruan Keisi duke treguar se tashmë është lodhur nga gjithë kjo histori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close