Soft

Plas te Renato, salcë e qepë nën këmbë, debate, intriga, ndëshkime e eleminime

Përplasje tiganësh, të bërtitura, hedhje në plehra e ushqimeve që digjen ose nuk gatuhen ashtu si duhet. Renato nuk toleron as edhe një gabim e s’ka mëshirë për asnjë konkurrent.

Vjonisi po shpërndante ushqimin në pjata me të njëjten lugë që e kishte provuar, gjë që e ka acaruar aq shumë shef Renaton sa ja hodhi të gjithë salcën në trup.

Rezarti kishte djegur specat dhe qepët, të cilat do të duhej t’i mblidhte të gjitha në tokë pasi shefi ia hodhi një e nga një ndërsa numëronte minutat e fundit të përfundimit të kohës së gatimit.

Rezarti nuk ka dashur ta pranojë dhe përplasja mes tyre ka vijuar gjatë deri në tërheqjen e Rezartit, sepse shefi ka gjithmonë të drejtë. Shumë është gërricur edhe me Marselën shef Renato në këtë natë, ç’ka ishte e qëllimshme për ta vënë në lojë me kurthin që i kishte ngritur me të fejuarin dhe vëllain e saj.

Nëse i fejuari e ka suprizuar, i vëllai e ka prekur me prezencën e tij në Hell’s Kitchen Marselën, e cila i ka treguar shefit se ajo është konkurrente në këtë garë vetëm falë aplikimit që i bëri i vëllai dhe besimit që ai ka në aftësitë e saj në gatim.

Në fund “viktima” më e madhe e debateve dhe përplasjeve të kësaj jave ka qenë Rezarti, që sipas gjykimit të shefit dështoi në misionin e tij si lider. Ndaj, në fund ia hoqi këtë status, duke ja besuar Françeskos.

Do të ishte pikërisht Françesko dhe Livia që do të bënin në fund vlerësimin e dy konkurrentëve më të mirë brenda çdo skuadre, duke lënë kështu nën gjykimin e eliminimit gjithë të tjerët. Shef Renato në dyshen finale, mes Sokolit dhe Amarildës, ka vendosur të largojë nga Hell’s Kitchen këtë të fundit. Të tjerët kanë mbetur ende në lojë, ende në flakët e ferrit, që do të ndizen edhe më keq në javët që do të vijnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close