Shpenzoi 11 miliarde dollare per 3 vjet, ish-kryeministri perfundon ne prokurori
Të enjten, ish-kryeministri libanez Fouad Siniora i cili ishte kryeministër nga 2005 deri në 2008, u mor në pyetje nga një prokuror i shtetit, në lidhje me se si u shpenzuan 11 miliard dollarë në fonde shtetërore, gjatë kohës që ai ishte në pushtet.
Zyra e Siniora lëshoi një deklaratë ,duke thënë se shpenzimet ishin tërësisht të ligjshme.
Është hera e parë që një ish-kryeministër në Liban, të thirret për një pyetje të tillë, dhe duke pasuar protestat kundër elitës qeverisëse, që është akuzuar gjerësisht për korrupsion shtetëror.
Kundërshtarët e Siniora, thonë se 11 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë, ishin të llogaritura për të personalisht ndërsa ai ishte në pushtet.
Por në deklaratën e saj, zyra e Siniora tha se ai i kishte sqaruar prokurorit publik financiar, se ku ishin shpenzuar paratë dhe si ato u përdoren për plotësimin e nevojave të shtetit.
Dhjetra protestues u mblodhën jashtë shtëpisë së Siniora në Beirut dhe jashtë zyrës së tij në qytetin jugor të Sidonit, duke brohoritur dhe duke tundur flamuj libanezë, raportoi televizioni Reuters.
“Teatri i thjesht ndaj thirrjes së tij në prokurori, nuk është i mjaftueshëm. Ne duam paratë, duam paratë e fëmijëve tanë dhe nuk do të ikim nga rrugët, “tha Majid, një protestues në Sidon.