Suarez largohet nga Barcelona, ja kush do ta zevendesoje

Sport

Ky do të jetë sezoni i fundit i Luis Suarez te Barcelona. Pavarësisht se ka edhe një vit tjetër në kontratë, sulmuesi ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën në një tjetër kampionat, që me shumë mundësi do të jetë ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zërat që qarkullojnë prej kohësh janë forcuar edhe nga lëvizjet e shumta të klubit “blaugrana” në tregun e transferimeve. Kampionët e La Liga kanë nisur punën për gjetjen e sëvendësuesit të Suarez. Lista është e gjatë, por sipas mdiave angleze për momentin në krye të saj qëndron emri i Pierre-Emerick Aubamayeng.

Aktualisht te Arsenal, sulmuesi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës. Vetë lojtari kërkon sfida të tjera dhe nuk do të refuzonte mundësinë të luante në krah të Lionel Messi. Sipas asaj që raportojnë median angleze, klubi katalunjas ka vendosur kontaktet e para, ndërsa do të bëjë një ofertë zyrtare që në merkaton e janarit. Kampionët në fuqi të Spanjës janë gati të shpenzojnë 45-50 milion euro për Aubamayeng, i cili ndyshe nga Arsenali, po kalon një moment të shkëlqyer personal me 9 gola në 13 të luajtura deri tani.

ME TE LEXUARAT