Vokshi akuzon Erion Veliajn për mashtrim: Çështja është në Apel, nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë

Politikë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka nxjerrë zbuluar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj i cili gjatë ditës së sotme deklaroi se me ka blerë një kompjuter me paratë e gjyqit e fituar ndaj ish-deputetes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi, pasi çështja është në apel ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Postimi i plotë:

Erjon Veliaj mashtron përsëri.

Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla?

E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

ME TE LEXUARAT