Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Avioni i rrezuar ne Ishem, Italia sjell ne Tirane emrat e kapove te trafikut

Rinisin hetimet për avionin e Rrëzuar në Ishëm rreth 3 vite më parë. Prokuroria për Krime te Renda e përfaqësuar nga Doloreza Musabelliu, ka marrë në dorëzim letërporosinë nga autoritete e drejtësisë italiane, rreth një muaj e gjysmë më parë.

Në letër porosi sipas burimeve kanë mbërritur emra konkret të cilët dyshohen për trafik droge. Disa prej emrave të bërë të ditur nga autoritetet e drejtësisë Italiane janë të ndaluar në vendin fqinj një pjesë tjetër janë të lirë në vendin tonë. Prokuroria dyshon për persona nga zona e Fushë Krujës. Emra të skeduar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Aso kohe u dyshua se avioni do të përdorej për të trafikuar lëndë narkotike por në vendin e ngjarjes nuk u gjet asgjë dhe për këtë çështje u arrestua italiani Guido Guidi, i cili më pas u lirua me garanci pasurore.

Burimet kanë konfirmuar se riaktivizimi i kësaj çështje është vënë në lëvizje pikërisht nga letërporosia, pasi prokuroria ishte në pritje të saj, gjithashtu në atë kohë u dyshua se në momentin kur avioni ka rënë ka qenë i ngarkuar me lëndë narkotike.

Avioni Piper A32 Saratoga i drejtuar nga piloti italian Guido Guidi, dyshohet se trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në shtatorin e 2016 u detyrua në një ulje emergjence në Ishëm të Durrësit.

Guidi fitoi të drejtën për t’u larohuar nga Shqipëria, por me kushtin që sa herë ta thërrasin autoritetet hetimore ai të paraqitet para tyre.

Edhe pse në avionin e drejtuar nga Guidi nuk u gjet lëndë narkotike, Prokurorët në atë kohë konstatuan në vendngjarje një pistë me gjatësi 1.5 deri në 2 kilometra, e cila rezultonte të ishte punuar dhe sheshuar me mjete të tonazhit të rëndë, pak ditë përpara avarisë së avionit, citon abcnews. Kjo bëri që dyshimet e prokurorëve, për një rrjet trafiku të drogës nga ajri të shtoheshin ndjeshëm

Leave A Reply

Your email address will not be published.