Meta godet mazhorancen, kthen pa dekretuar projektligjin "Per Koporatat"

Aktualitet

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në kuvend, Ligjin për Koorporatat.

Kreu i shtetit vlerëson se miratimi i ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” është një nismë ligjvënëse e pajustifikuar sepse qëllimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri aksionare, mund të realizohet me normat ligjore aktuale në fuqi dhe nxjerrja e ligjit nr. 71/2019, nuk vjen as si nevojë e plotësimin të ndonjë vakumi ligjor të evidentuar, dhe as për ndreqjen e legjislacionit ekzistues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bazuar në këtë konkluzion mund të arrihet në vlerësimin logjik se qëllimi real i Këshillit të Ministrave, i pranuar nga Kuvendi, në nxjerrjen e ligjit nr.71/2019, nuk ka qenë vetëm krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri tregtare aksionare, por trajtimi i kësaj shoqërie me një legjislacion të veçantë duke i dhënë asaj një karakter dominues në treg dhe duke e veshur atë apriori me pushtet vendimmarrës të njëjtë me atë të një agjencie/institucioni publik shtetëror.

Kjo qasje aspak e drejtë, ka sjellë si rezultat që dispozitat e ligjit nr. 71/2019 në thelb të ngjasojnë më shumë me aktet kryesore të organizimit të një shoqërie tregtare si, “Akt Themelimi” dhe “Statut”, të cilave në rastin konkret u është dhënë fuqi detyruese përmes ligjit.

Meta shton se kjo pozitë dominuese në treg e kësaj shoqërie tregtare, e cila sigurohet nga mbështetja e drejtpërdrejtë nga shteti përmes ligjit nr. 71/2019, dhe forcës shtrënguese të tij, bën që funksionimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare të cenojë parimet kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike e nismës së lirë”.

Në fund Presidenti arsyeton se kthimi për rishqyrtim I ligjit “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, bëhet nga ana e tij me qëllim që Kuvendi të rivlerësojë edhe një herë nëse vendi ka nevojë ose jo aktualisht për një ligj të kësaj natyre dhe nëse po, ky ligj duhet të përmirësohet sipas arsyeve të dhëna më sipër.

ME TE LEXUARAT