Lajmi i fundit

Gazetari qe zbuloi kampin ne Siri: Alvini, nje 11-vjecar me kurajon e nje burri te vertete

Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, pjese e ekipit te Le Iene qe zbuloi vendndodhjen e Alvin Berishes ne kamp ne Siri, ka publikuar nje reagim ne lidhje me kete ceshtje.

Vec te tjerash ai thekson se Alvini kishte kurajon e nje burri, ndersa evidenton edhe deshiren e madhe dhe vendosmerine perballe cdo pengese te Afrim Berishes per ta takuar djalin e tij te cilin tashme e pret nje jete e re.

Postimi i Taulant Koplikut:
Sonte eshte etapa e fundit televizive e historise se Alvinit tone. Nje sage e vertete e nje vogelushi me kurajon e nje burri te vertete.

Nga neser, per kampionin nis nje etape e re e jetes, fillimisht me rikuperimin fizik, e me pas me integrimin ne jeten e tij te meparshme, e cila iu vodh padrejtesisht. Pata fatin ta shoh dhe ti jap nje perqafim, per vetem pak minuta, sepse nuk kishte shume kohe per ne ?. Motrat dhe kusherinjte, te gjithe te mbledhur ne shtepine e Afrimit, e prisnin atje, ne dhomen e tij, per te rikuperuar sa me shpejt kohen e humbur ne keto pese vite.

Nga neser Afrim Berisha dhe Alvini i vogel do te kene larg reflektoret e mediave. Do te kthehen ne perditshmerine e tyre, prane njerezve me te dashur. Do te shijojne e rikthejne pak nga pak gjithe ate afeksion te munguar te pese viteve.

Ndersa per ne, do te mbeten gjithmone ai babai kembengules e i pa dorezuar perballe asnje pengese, dhe ai femija shkemb i forte qe me ne fund qesh ashtu si kurre me pare.

Qofsh perjete i lumtur Alvin ❤

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close